Maqedoni

Deputetët kthehen të martën në punë, VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në koordinim

29.08.2022 15:31

Deputetët të martën zyrtarisht nisin punën pas pushimeve vjetore....

Deputetët të martën zyrtarisht nisin punën pas pushimeve vjetore. Sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë një takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për këtë javë dhe periudhën në vijim. Por grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit nuk do të marrin pjesë në koordinim, njofton koordinatori Micevski. Ata i referohen mospërputhjes në zbatimin e asaj që është rënë dakord. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se jemi rekordmen në Evropë për situata të miratuara krize.

“Shumica parlamentare vazhdon me mospërputhjen e marrëveshjeve koordinuese, si shembull caktimi i seancës plenare më 29 korrik, kur vazhdoi me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit. Për punën e Kuvendit do të kërkojmë informacion për të gjitha situatat e krizës që janë shpallur nga qeveria dhe që kanë një qëllim që të shmangin publikun dhe për to  të debatohet në seancat plenare.”, thotë koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Nga LSDM thonë se nuk e dinë për çfarë ësituatash  flasin kolegët nga VMRO-DPMNE. 
 
“Natyrisht që opozita synon të vazhdojë në të njëjtën rrugë, rrugë që sjell dëm për qytetarët. hapja e bisedimeve për të gjitha pikat e pazgjidhura dhe veprimet e mëtejshme janë të pashmangshme.”, thotë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
 
Seanca e fundit e deputetëve në Kuvend u mbajt më 29 korrik. Praprakisht punën e Kuvendit e karakterizoj bllokada e opozitës dhe mungesa e kuorumit. 
 
SANIJE DURAKU