Kruc: Paqja në Evropë është e mundur vetëm me Rusinë
Shefi i diplomacisë austriake Sebastian Kurc tha se sot në Bruksel se paqja në Evropë është e mundësuar me Rusinë dhe se BE-ja duhet të zhvillojë strategji për vendosje afatgjate të marrëdhënieve me Rusinë....

"Vlerësojmë se është gabim të reagohet në ngjarjet. Nevojitet diskutim strategjik që të arrihet deri te faza e re, "porositi ai para fillimit të takimeit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së.
Kurc shfaqi shpresën se do të arrijë sukses në gjetjen e zgjidhjes paqësore, se plani paqësor nga Minsku do të bëhet realitet dhe se do të ekzistojë marrëdhine stabile me Rusinë.
"Paqja në Evropë është e mundur vetëm me Rusinë", tha Sebastian Kurc, duke shtuar se kjo nuk do të thotë pranim i aneksimit të Krimesë.
Shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmaer theksoi se në këtë takim nuk do të ketë vendime lidhur me Ukrainën.
