Maqedoni

Themelimi i organizatave të huaja, Batkovski: Të parandalohen, prekin identitetin

29.08.2022 16:37

Ad-Hok komisioni i cili duhet të formohet për shqyrtimin e kërkesave për themelimin e Organizatave dhe Shoqatave...

Ad-Hok komisioni i cili duhet të formohet për shqyrtimin e kërkesave për themelimin e Organizatave dhe Shoqatave, duhet ti parandalojë qëllimet për themelimin e shoqatave me emrat të disa personaliteteve të cilët kanë kontest negative në epokat e ndryshme, parasegjithash atyre të cilët kanë ide fashiste. Profesori Universitar Tome Batkovski, për RTVM ka pohuar se parandalimi i këtyre qëllimeve duhet të jetë pjesë e politikave shtetërore si strategji e ndërtuar politike dhe të sigurisë, sepse në këtë çështje përveç që bëhet fjalë për problem politik, është edhe problem i sigurisë.
 
“Për shkak se prekin identitetin, dhe prekin thelbin e ndërtimit të etnitetit maqedonas, dhe në fund i hedhin poshtë dhe i përgënjeshtrojnë plagët e heronjëve maqedonas për themelimin e këtij shteti të maqedonisë, dhe këtu nuk duhet të ketë kompromis. Prandaj nuk duhet të na intereson a do të themelon dikush Organizat, apo Shoqatë, apo edhe Ad-Hok Komision, vendi dhe institucionet këtu duhet të jenë të prerë, nëse duam ta ruajm këtë shtet.”, tha Tome Batkovski, profesor universitar.
 
Obligim i organeve të shtetit duhet të jetë që ato të reagojnë me kohë, sidomos me raste siç ishte rasti i shoqatës “Vanço Mihajllov” dhe “Car Borisi i tretë”, pohoi Batkovski.
 
“Nuk mundet që ndaj dikujt i cili ti përgënjeshtron gjuhën, identitetin dhe ti faktorizojnë dhunuesit në kohën e fashizmit, me këto nuk duhet të ketë kompromis.”, tha Batkovski.
 
Ndërsa nga Qeveria kanë potencuar se Ministritë përkatëse do të sjellin vendim për formimin e AD-Hok trupave resor të cilët do ti shqyrtojnë kërkesat për themelimin e Organizatave, e në të cilat përmbajnë emra të figurave të historisë, por do të jenë me rol këshill dhënës. Ky Komision pritet të ketë 9 anëtarë, nga të cilët 7 anëtarë të përhershëm, ndërsa dy të tjerë do të jenë në varësi prej temave të cilat do të shqyrtohen. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga institucionet që në afat prej 7 ditëve të punës ti propozojnë anëtarët e tyre në këtë komision, ku shumica këtë e kanë mbaruar.
 
FITIM KRYEZIU