Botë

Luftimet në centralin bërthamor Zaporizhja, OKB do vlerësoj dëmet dhe kryejë aktivitetet e sigurisë

29.08.2022 16:59

Luftimet në centralin bëthamorë të Zaporizhjas, i cili është okupuar nga rusët...

Luftimet në centralin bëthamorë të Zaporizhjas, i cili është okupuar nga rusët, kanë rritur frikën për një rrjedhje të mundshme masive të rrezatimit. Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore do të vizitojë këtë central, do të bëjnë vlerësimin e dëmeve në central, të përcaktojnë funksionalitetin e sistemeve të sigurisë, të vlerësojnë kushtet e stafit dhe të kryejnë aktivitete urgjente të sigurisë.
 
Shqetësimet e sigurisë në këtë central janë përshkallëzuar javëve të fundit, teksa Kievi dhe Moska kanë këmbyer akuza lidhur me sulmet me raketa përreth centralit që gjendet në qytetin jugor ukrainas të Enerhodarit.
 
Sulme janë raportuar gjatë fundjavës jo vetëm në territorin e kontrolluar nga rusët ngjitur me centralin përgjatë anës së majtë të bregut të Lumit Dniepër, por edhe përgjatë anës së djathtë që kontrollohet nga Ukraina. Sulme janë raportuar edhe në qytetet Nikopol dhe Marhanets, që gjenden rreth 10 kilometra nga centrali i Zaporizhjas.
 
“Ka ardhur dita  që me një ekip ekspertësh tani të nisemi. Ne duhet të mbrojmë sigurinë e centralit të Ukrainës dhe njëherësh centralit më të madh bërthamor të Evropës. Jam krenar që udhëheq këtë mision që do të jetë në Zaporizhja më vonë gjatë kësaj jave”, u shpreh kreu i agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore Rafael Grossi.
 
Agjencia bërthamore ukrainase, Enerhoatom, publikoi një hartë.Kjo hartë parashikonte se ku mund të përhapej rrezatimi nga centrali në rast të ndonjë aksidenti, duke thënë se në bazë të parashikimeve të erërave për 29 gusht, retë bërthamore mund të përhapeshin në mbarë Ukrainën jugore dhe Rusinë jugperëndimore. Mbështetje financiare për Ukrainën ofroi Suedia, njoftoi kryeministrja e këtij shteti Magdalena Andersson, gjatë takimit me MPJ-të Ukrainës, Dimiry Kuleba.
 
“Qeveria ime do të vazhdojë me një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën me një vlerë prej 1 miliard krona suedeze, afërsisht 100 milionë dollarë amerikanë. Pjesa e parë është një paketë e re mbështetëse ushtarake prej 500 milionë korona suedeze, dhe përmbajtja e kësaj pakete të re mbështetëse korrespondon me kërkesat nga ana juaj dhe do të plotësojë donacionet e bëra nga kombet e tjera. Pjesa e dytë është të mbështesë Ekonominë dhe rimëkëmbjen e Ukrainës me 500 milionë krona të tjera suedeze”, theksoi kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.
 
“Ne vuajmë nga një deficit I madh buxhetor,deri diku i padurueshëm sepse Rusia ka shkatërruar një pjesë të ekonomisë sonë. Po bëjmë luftë kundër armikut, që është më i madh se ne. Kemi qenë mjaft të suksesshëm në këtë, por kjo vjen në një çmim. Për aq kohë sa lufta vazhdon, ne do të kërkojmë më shumë armë. Çdo euro, çdo plumb, çdo granatë është e rëndësishme”, theksoi ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
 
Lufta nuk ka sjell pasoja vetëm për Ukrainënë por për të gjithë Evropën, e sidomos ndërprerja e gazit 
 
“Është paralajmëruar që ky dimër do të jetë shumë i vështirë për Ukrainën por edhe të gjithë Evropën.E krejt kjo për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe varësisë nga gazi rus”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenky.
 
Autoritetet ukrainase ndaluan blerjen e gazit nga Rusia në vitin 2014, por problemi është se gjysma e fushave të gazit të Ukrainës ndodhen në rajonin e Kharkivit, afër vijës së frontit ushtarak, duke i bërë ato objektiv për sulmet nga ushtria ruse. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU