Pengohen rebelët nga ushtria e Kievit
Pas luftimeve të ashpra të shënuara në tre ditët e fundit, tanket e ushtrisë ukrainase kanë penguar ofensivën e re të rebelëve në zonën e aeroportit ndërkombëtar të Donjetskut,qytet në pjesën lindore ku ushtarët përleshen me rebelet pro-rusë...

Autoritetet e Kievit kanë bërë të ditur se kishin nisur një operacion masiv kundër separatisteve dhe tashme zotërojnë pjesën më të madhe të zonës rreth aeroportit, ndonëse rebelët pretendojnë të kundërtën.
Pamjet e filmuara brenda terminalit tregojnë se rebelet kanë qenë të mirëorganizuar. Aeroporti ka qenë i mbyllur që prej vitit të kaluar, kur ata morën kontrollin.
Zyrtarët kanë deklaruar se në operacionin e fundit mbetën të vrarë katër ushtarë ukrainas dhe 32 të tjerë u plagosën. Ndërsa një zëdhënës i operacionit antiterrorist tha se ushtarët ishin të gatshëm të ndalnin sulmet, nëse e njëjta gjë vjen edhe nga rebelët. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi që janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime sporadike.
Një ditë më parë, Rusia deklaroi se ishte e shqetësuar për rinisjen e luftimeve në lindje të Ukrainas dhe presidenti rus, Putin, i dërgoi një letër homologut të tij, Petro Poroshenkos, duke i propozuar tërheqjen e armatimeve të rënda nga kufiri. (Gyltene Sinani, TVM2)
