Maqedoni
Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pritet gjysëm orë
29.08.2022 20:45
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar...

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në VK “Tabanoc”, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.
Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe grykat e lumenjve, ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo veçanërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
