Tregtarët ankohen se nuk ka shitje, qytetarët se nuk ka para
Edhe pse jemi në muajin e festave të ndryshme, ku dihet se ato bartin në vete edhe shumë harxhime të qytetarëve, si p.sh. për ushqim, veshmbathje, qofshin ato në tregje apo dyqane të ndryshme, prapë se prapë tregtarët nuk mbeten të kënaqur dhe ankohen se fitimi i tyre është aq minimal, saqë ata nuk arrijnë dot as t’i paguajnë tezgat e tyre mujore....

“Siç e shihni edhe vetë, shumë dobët është, punë s’ka, çka është puna nuk e di, nuk i nxjerrim paratë as për tezgat t’i paguar”- tha një shitës.
“3 kg 50 den. patatet, s’bën hiq, s’ka shitje”- theksoi një shitës.
“Të lira janë çmimet, nuk shitet asgjë”- potencoi një shitës.
“Çmimet 25 den. ka 20, 30, varet prej mallit. Dobët, çmimi sivjet është më i lirë në krahasim me vjet, shitje s’ka, me dy-tre mijë denarë ndihmë sociale ku do t’i çojnë paratë më parë”- u shpreh një shitës.
“Mandarinat 35 den., portokalli 25 den., shitja është shumë e dobët në krahasim me vitin e kaluar”- tha një shitës.
“Çmimet e vezëve janë 200 den. më të lartat, ndërsa 140 më të ulëtat dhe janë 30 % më lirë se vitin e kaluar, mirëpo shitje nuk ka të mjaftueshme”- theksoi një shitës.
“Çmimet të mira, por punë nuk ka, sikur para 5 viteve prapë të njëjtat i kemi”- u shpreh një shitës.
“Shitje, një kg në ditë”- potencoi një shitës.
Por, qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se çmimet janë të larta në krahasim me standardin e tyre.
“Shtrenjtë janë”- tha një qytetar.
“Çmimet katastrofë, pak shtrenjtë janë”- theksoi një qytetar.
“Shtrenjtë janë, në muajin që jemi nuk mundet të jenë lirë”- potencoi një qytetar.
“Çmimet në treg mirë janë, por para nuk ka populli, jo vetëm mua, të gjithë popullit ju duken shtrenjtë, pa punë është populli”- u shpreh një qytetar.
Sipas tregtarëve, si shkak për mosshitjen e produkteve të tyre mbetet papunësia. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
