Botë
U fut brenda kafazit për të grabitur një këlysh, burri vritet nga luani
29.08.2022 22:03
Një burrë është vrarë dhe më pas ngrënë nga një luan në një kopësht zoologjik në Accra të Ganës...

Një burrë është vrarë dhe më pas ngrënë nga një luan në një kopësht zoologjik në Accra të Ganës, pasi u fut brenda hapësirës së luanit për të marrë një këlysh.
Ai është filmuar duke hyrë në kopshtin zoologjik ditën e diel rreth orës 12:00, por sapo i është afruar këlyshit ai është sulmuar nga luani, dhe për shkak të plagëve të marrë ka humbur jetën.
Ndërkohë që një tjetër luan ka mundur të përfitojë duke u larguar nga kopshti zoologjik pasi dera ishte e hapur.
