Botë

Kamioni sërisht bie në shatrivanin në sheshin e Shkupit

30.08.2022 12:46

Një kamion është fundosur sërish në shatërvanin jumping jet në sheshin “Maqedonia” në Shkup...

Një kamion është fundosur sërish në shatërvanin jumping jet në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Kamioni ra në pllakat e dëmtuara të sheshit derisa po qarkullonte brenda hapësirës.
 
Prej mëngjesit të sotëm në shesh po ngrihet skena dhe çadrat për festivalin e birrës “Pivoland” që organizohet nga Qyteti i Shkupit. Një nga kamionët që transportonte pajisje ngeci mes pllakave duke e dëmtuar edhe një herë shatrivanin që tashmë një kohë të gjatë është jofunksional.
 
Kjo është hera e tretë që një automjet bie bie në të njëjtën hapësirë të sheshit, edhe pse më shumë herë ëhstë bërë e qartë se plakkat e vendisura mbi shatrivan, nuk janë të llogaritura për ta mbajtur pasha të rënda.