Maqedoni
Ka filluar pagesa me faza e pensioneve të gushtit
30.08.2022 13:13
Nga sot e deri më 2 shtator, do të paguhen me faza në banka pensionet e gushtit...

Nga sot e deri më 2 shtator, do të paguhen me faza në banka pensionet e gushtit, për pensionistët që nuk përdorin kartat e bankomatit. Pagesa bëhet në katër grupe, sipas masës së pensionit.
Sot përfituesit e pensionit mund të tërheqin deri në 11.000 denarë, nesër do të paguhen pensionet në shumë prej 11.001 deri në 14.000 denarë. Pagesa e pensioneve nga 14.001 deri në 18.000 denarë do të bëhet më 1 shtator, ndërsa të nesërmen - pensionet më të larta se 18.001 denarë.
“Pensionistët që përdorin kartë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t'i disponojnë paratë nga data 30 gusht (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
MPPS apelon që pensionistët t'i përmbahen orarit të pagesave, pasi pagesa me faza bëhet për të reduktuar bllokimet para dhe në banka dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe publikut.
