Mësimi nis të enjten pa masa anti-Covid, vonohen tekstet atje ku ka plan-programe të reja

30.08.2022 13:29

Rreth 255,000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme....

Rreth 255,000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të ulen në bankat shkollore nga 1 shtatori. Viti i ri shkollor nis me prani  fizike në shkolla, pa asnjë protokoll anti Covid, as detyrim për të mbajtur maskë mbrojtëse.

Ka programe të reja për nxënësit e klasave të dyta dhe të pesta, sipas konceptit të arsimit bazë.

Për këta nxënës, si dhe për ata të klasave të para dhe të katërta, tekstet do të vonohen për shkak të ndryshimit të plan-programeve, të cilat janë në faza të ndryshme miratimi. Megjithatë, për ta janë përgatitur materiale të përshtatshme mësimore.

Për ata që zbatohen kurikulat e vjetra, si dhe për arsimin e mesëm, tekstet do të dorëzohen në kohë, sigurojnë autoritetet.