Maqedoni

Presidenti Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Ukrainës, Larisa Dir

30.08.2022 13:37

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir....

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir.
 
Presidenti, siç njoftoi kabineti i tij, ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut plotësisht dhe pa mëdyshje e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj deri në vitin 2014.
 
“Vendi ynë deri më tani ka ofruar lloje të ndryshme të ndihmës për popullin mik ukrainas dhe jini të sigurt se këtë do ta bëjmë këtë sa të jetë e nevojshme. Hapur e mbështetëm vendin Tuaj në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Mund vetëm t’i urojmë popullit mik ukrainas, që periudha deri në fillimin e negociatave me BE-në të jetë me më pak pengesa dhe më e shkurtër se ajo që kaluam ne”, porositi Pendarovski.
 
Ai shprehu besim se Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë trendin pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe e theksoi interesin e vendit tonë për forcimin e lidhjeve ekonomike për të cilat shpreson se do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës.
 
Ambasadorja e Ukrainës shprehu falënderim për ndihmën që Maqedonia e Veriut ia jep Ukrainës, si dhe për mbështetjen e nismës ndërkombëtare “Platforma për Krimenë”.
 
“Ndihma nga institucionet kompetente, qytetarëve të shqetësuar dhe sipërmarrësve është shumë aktive. Maqedonia e Veriut tashmë ka dërguar më shumë se 230 tonë ndihmë humanitare në Ukrainë, ndërsa në mënyrë shtesë ia siguroi Ukrainës ndihmën e nevojshme materiale dhe teknike në fushën ushtarako-teknike. Maqedonia e Veriut është në anën e duhur të historisë: lëviz me besim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, miraton vendime të rëndësishme në NATO, bashkohet ndaj rezolutave të rëndësishme vitale të sigurisë në KB. Besoj fuqishëm se vendi Juaj, i cili do të kryesojë OSBE-në vitin e ardhshëm, së bashku me Ukrainën, gjithmonë do t’i mbrojë vlerat tona të përbashkëta civilizuese”, theksoi në fjalim ambasadorja Dir, duke shtuar se vetëm së bashku do të kemi sukses të ndërtojmë një arkitekturë të re dhe më efikase të sigurisë në Evropë.
 
Ambasadorja ukrainase shprehu besim se marrëdhëniet miqësore dypalëshe mes të dyja vendeve do të vazhdojnë të thellohen dhe se kjo do t’u ndihmojë popujve tanë të bëhen ehe më të afër edhe më shumë ta vlerësojnë mbështetjen e ndërsjellë.