Dalin para gjykatës në Prishtinë dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

30.08.2022 14:17

Dy të miturit që u arrestuan mbrëmë...

Dy të miturit që u arrestuan mbrëmë nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë para gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur.

Pas kësaj seance pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.
 
Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë Ekrem Rexhepi dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I dyshuari i pestë është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.
 
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, ku e mitura dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë rrjesht.