Maqedoni

EVN: Po punohet pa pengesa në Haraçinë

30.08.2022 14:39

Ekipet e Elektrodistribuimit dje dolën në terren në Haraçinë dhe pa pengesa filluan....

Ekipet e Elektrodistribuimit dje dolën në terren në Haraçinë dhe pa pengesa filluan me realizimin e fazës së parë të planit, informojnë nga EVN Maqedoni.
 
“Në këtë fazë është duke u bërë inspektim në rrjet pas çka do të pasojë rikonstruimi për përmirësimin e furnizimit dhe mënjanimit të defekteve që ishin rezultat i kyçjeve ilegale.”, thonë nga EVN.
 
Rikonstruimi, siç theksojnë, do të zgjasë me muaj e madje edhe mbi një vit.
 
“Realizimi i plotë i planit do të thotë furnizim i pandërprerë dhe thuajse pa defekte për banorët e Haraçinës.”, potencojnë nga EVN Maqedoni.