Sportet E Tjera

KK Forca me 7 medalje në Kroaci, Idrizi i “nakauton” kundërshtarët

19.01.2015 16:02

Gjate fundjaves në Samobor të Kroacisë është zhvilluar turneun i 24 tradicional ndërkombtar në karate “Grand Prix Croatia”...

Në këtë aktivitet morri pjesë edhe KK Forca nga Shkupi e cila fitoi 7 medalje, prej tyre 3 ari, 1 argjend dhe 3 bronz.

Kampioni ballkanik Abdurahim Idrizi edhe një herr tregoi se është një talent i madh, duke arrit të triumfoi në dy kategori atë në kata dhe kumite (-36kg).

Njëherit kjo ka qen edhe titulli i pestë në katër vitet e fundit që merr pjesë në këtë aktivitet. Me arri poashtu u stolis edhe Suhejb Veseli (kata) i cili deri tek ky sukses u desh te mposht pesë konkurentet e tij.

Nga ana tjetër, argjend fitoi Zubjer Bajrami (kumite -38 kg), kurse me bronz u desh të pajtohen Sajra Morina (kadete te rinj, -55kg), Arta Bushi (kata 2005) dhe Jusra Ademi (kata 2004).

Sipas trajnerit Muharem Imeri, këto tre sportiste u dëmtuan rëndë nga gjyqtarët pasi ato bënë një paraqitje për rezultat më të lartë. Ndryshe, ai falinderoin kryetaren e klubit Shkodrane Dardhishta për mbështetjen e madhe që po ua jep.

Në këtë garë u paraqitën nga KK Forca edhe Usame Bajrami, Mevlud Memedi, Verona Ajdini, Efrah Halimi, Abdurahman Halimi, Suejla Isaki.

Cekim se në këtë turne që u mbajt gjatë fudjavës morën pjesë 23 shtete, 1700 pjesmarës, 206 klube.