Maqedoni
Katedra për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ofrohen bursa për programin e përkthimit
30.08.2022 16:11
Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” po vijon afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin akademik 2022- 2023...

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” po vijon afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin akademik 2022- 2023. Për dallim prej viteve tjera, regjistrimi i studentëve është realizuar online, që lehtëson vet procesin e regjistrimit për studentët. Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe vijon edhe më tej të jetë atraktive për studentët dhe në kuadër të saj ka dy programe studimore për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe programi i përkthimit ku interesimi është paksa më i dobët, por për këtë shkak ofrohen bursa nga MASh.
“Sivjet MASh ka ndarë edhe bursa studentore për grupin e përkthimit. Interesimi i studentëve është i madh dhe janë të interesuar sidomos për grupin arsimor, për grupin e përkthimit interesimi është pak më i vogël, por presim sot dhe nesër të ketë numër të studentëve të interesuar që duan të studiojnë grupin e përkthimit.”,- tha përgjegjësi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Ismet Osmani.
Regjistrimi i studentëve që do të pranohen në kuadër të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe do të bëhet më 12 dhe 13 shtator.
FLUTURA LATIFI
