Koçan, protesta e punonjësve të Ujësjellësit “Bregalnica”
Ndërmarrja e Ujësjellësit “Bregalnica” nga Koçani....

Ndërmarrja e Ujësjellësit “Bregalnica” nga Koçani, nuk u ka paguar punonjësve pagat për tri muajt e fundit, gjë që detyroi punëtorët të organizojnë një protestë paqësore përpara godinës së kësaj ndërmarrjeje.
Ata thonë se kishin për plan ta ndalojnë ujin, por fermerët, siç thonë ata, nuk kanë faj.
“Protesta e sotme ka të bëjë me tri paga të papaguara nga Ndërmarrja Ujësjellësi “Bregalnica”, përkatësisht nga Shoqëria Aksionare “Shkup”. Aktualisht protesta është këtu para godinës për të treguar pakënaqësinë tonë për punën dhe kushtet e vështira që kemi. Pothuajse të gjithë punonjësit, gati 90%, kanë dalë në protestë. Ne po mendonim ta organizonim protestën duke ndalur ujin, por fermerët nuk kanë faj për gjendjen tonë, ndaj vendosëm që protestën ta shprehim këtu përballë pallatit, me një protestë paqësore.”,- deklaroi punonjësi në filialin "Bregalnica", Stançe Stefanov.
“U mblodhëm këtu spontanisht, sepse nuk na janë paguar dy rroga, ka kaluar muaji i tretë, i cili në fakt bie nga 1 shtatori dhe rrogën e tretë nuk e kemi marrë. Punëtorët janë të pakënaqur sepse po bëjnë më të mirën për këtë ndërmarrje.”,- tha punonjës e Ujësjellësit “Bregalnica”, Draga Petrova.
Për mos-marrjen e pagave ata kanë kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente, mirëpo pritja e tyre ka zgjatur më shumë se njëzet ditë.
“Qëndrimi i tyre është që gati tash më njëzet ditë, nesër do të behët nesër do të bëhet. Presin disa ndihma që qeveria ti miratoj, a do të miratohen apo jo akoma nuk e dimë.”,- theksoi punonjës në filialin "Bregalnica", Stançe Stefanov.
Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, pas së cilës punëtorët e “Bregallnicës” janë kthyer në vendet e tyre të punës. (Sedat Selimi, TVM2)
