Kriza energjetike, akuza të ashpra mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE....

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE kanë vazhduar me akuza të ashpra midis tyre lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Nga LSDM thonë në kohën e VMRO-DPMNE-së, pikërisht kreu aktual i partisë, Hristijan Mickoski, ka bërë që energjia elektrike të rritet për 100 për qind, në periudhën kur rryma në bursat botërore ishte 22 herë më lirë se sot.
“Në vitin 2006, çmimet e energjisë elektrike në bursat botërore ishin 22 herë më të ulëta. Sipas dokumenteve zyrtare, çmimi mesatar i energjisë elektrike të importuar në vitin 2006 ishte 36,97 euro për megavat orë. Në atë periudhë çmimi i energjisë elektrike tek ne dhe pikërisht nga VMRO-DPMNE u rrit për 100 për qind. Në vitin 2006, vit kur VMRO-DPMNE e mori qeverinë, çmimi i një kilovat rrymë ishte 2,95 denarë për kilovat orë. Mickoski gjatë kësaj periudhe ishte drejtor i ELEM-it dhe këshilltar i Nikolla Gruevskit për energjetikë.”,- thonë nga LSDM.
VMRO-DPMNE ka hedhur poshtë pretendimet e LSDM-së teksa ka akuzuar këtë të fundit për plaçkitjen e qytetarëve duke shitur rrymë me çmim të lirë.
“Në kulmin e krizës energjetike, dyshja Kovaçevski po i vjedh qytetarët dhe energjinë elektrike të prodhuar në Maqedoni ua shesin lirë tregtarëve, të cilët më pas e rishesin për fitime të mëdha. Në dy raste, për periudhën prej 15 deri më 19 gusht dhe 20 deri më 26 gusht, ShA “ELEM” ka shitur 3500 megavat orë energji elektrike me një çmim prej rreth 300 euro, dhe në të njëjtën kohë çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur mbi 600 euro për megavat orë.”,- u shpreh Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Sipas përllogaritjeve të VMRO-DPMNE-së fitimet që mund të ketë realizuar një tregtar arrijnë 260 mijë e 260 euro.
VMRO-DPMNE akuzon rrejshëm për dëmtim të qytetarëve, reagojnë nga LSDM. Teprica e energjisë elektrike shitet në ankand, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit dhe zgjidhet ofertuesi më i favorshëm, thonë në VMRO-DPMNE. Asgjë nuk shfajëson kreun e VMRO-DPMNE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, thonë në LSDM. (Naim Ramadani, TVM2)
