Qeveria: Nuk duhet leje për vendosjen e fotovoltaikëve
Qytetarët dhe kompanitë që duan të instalojnë një termocentral fotovoltaik....

Qytetarët dhe kompanitë që duan të instalojnë një termocentral fotovoltaik në shtëpitë apo objektet e tyre nuk duhet të marrin leje nga komuna, por vetëm të njoftojnë komunën dhe të dorëzojnë dokumentacion e nevojshme para instalimit. Pas kësaj duhet të dorëzojnë deklaratën e kontraktorit se ndërtimi është montuar sipas projekt-dokumentacionit. Këto janë ndryshimet në Ligjin për ndërtim që i prezantoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
“Duke pasur parasysh që jemi në një krizë globale energjetike, si Ministri po bëjmë përpjekje që çdo qytetar të mund të vendosë termocentrale fotovoltaike në ndërtesat e tyre. Në seancën e sotme të qeverisë, këto amendamente u miratuan në lidhje me procedurat më të thjeshta për instalimin e termocentraleve fotovoltaike në çatitë e amvisërive dhe objekteve komerciale dhe dua t'u bëj thirrje të gjithë deputetëve që në mënyrë pro-aktive të përfshihen dhe t'i votojnë këto ndryshime ligjore.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Amvisëritë, kompanitë e vogla dhe këshilli në ndërtesat kolektive do të mund të instalojnë një termocentral fotovoltaik 6 ose 40 megavat në godinën e tyre, në objekt me qira ose ndërtesë banimi.
“Investitorët do të duhet të dorëzojnë në bashki këto dokumente: letërnjoftim për identifikimin e qytetarit ose kompanisë, titullin e pronës, ose kontratën e lidhur me pronarin nëse ai nuk është pronar, projektin bazë ose pëlqimin me shkrim të qiramarrësve në Projekti bazë duhet të përmbajë pjesën e përgjithshme dhe projektin arkitektonik.”,- u shpreh Boçvarski.
Boçfarski thotë se centrali fotoelektrik është duhet instaluar nga një kontraktues i licencuar dhe vihet në përdorim me deklaratë të tij në të cilën garanton se është bërë sipas dokumentacionit të projektit. Ai bën të ditur se po bëhen lehtësime dhe në e EVN-së për kyçje. (Sanije Duraku, TVM2)
