Kriza energjetike, ekspertët: Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet

30.08.2022 18:15

Derisa Qeveria kërkon mënyrën më të mirë për të mbushur arkën

Derisa Qeveria kërkon mënyrën më të mirë për të mbushur arkën e shtetit për t’i zbutur pasojat e krizës energjetike, profesorët universitar janë të mendimit se me krizën energjetike vendi do të mund të përballet lehtë vetëm nëse këtë vit nuk kemi dimër të fortë dhe temperatura shumë të ulëta.

Njohësit e mirë të çështjeve të energjisë elektrike apelojnë që vendi të aktivizojë të gjitha kapacitetet e mundshme për prodhimin e sa më shumë të energjisë elektrike këtë dimër.

“T’i aktivizojmë të gjitha kapacitetet tona termoenergjetike dhe hidroenergjetike, për pjesën e hidrocentraleve  të shfrytëzohet maksimumi uji i cili është në dispozicion, ndërsa për termocentralet të sigurohet qymyri, mazuti dhe gazi natyror në sasi të mjaftueshme, ndërsa nga ana tjetër afaristët të punojnë edhe për shfrytëzimin e  burimeve të ripërtërishme të cilët do të jenë si një lloj sigurimi shtesë për afaristët.”,- deklaroi profesori universitar, Anton Çaushevski.

Për ekspertët nuk ka dyshime se çmimet aktuale të rrymës janë tërësisht të përballueshme për kompanitë të cilët madje çojnë drejt falimentimin e tyre.

Për të mos pësuar ata më shumë, këtë vit afaristëve u nevojitet që energjinë elektrike ta blejnë jo më shumë se 350 euro për kilovat orë.

“Ndoshta deri tani ekonomia mundeshe deri diku të përballojë çmimet e energjisë elektrike  prej 300 ose 400 euro për orëkilovat, mirëpo kur ky çmim kapërcen 600 dhe 800 euro për orëkilovat, biznesi më nuk mund të përballojë këto çmime dhe të mbijetojnë ekonomikisht. Për këtë arsye ata tani kanë vetëm dy zgjidhje të  bëjnë reduktime ose shkurtime të kapaciteteve të punës ose tërësisht të mbyllin bizneset e tyre. Mënyra më e mirë për ta do të ishte sikur çmimi i energjisë elektrike do të blinin në tregun e lirë për rreth 300 ose 350 euro për kilovator.”,- tha Çaushevski.

Qeveria është duke i analizuar kërkesat e afaristëve dhe masat e mëtejshme ekonomike, ndërsa si pjesë e masave është paralajmëruar mundësia e uljes së marzhës së fitimit dhe heqja e TVSh-së. (Rexhep Qamili, TVM2)