SHA Centralet Elektrike të RMV-së, Zenku: Do t’i përmbushim nevojat vendore për energji
Zëvendësdrejtori i Shoqatës Aksionare “Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut”, Imer Zenku....

Zëvendësdrejtori i Shoqatës Aksionare “Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut”, Imer Zenku, ka pohuar se kjo Kompani është duke bërë të gjitha përpjekjet që të mund t’i përmbushë kërkesat për energji elektrike, dhe të largohet mundësia e blerjes së Energjisë Elektrike, sepse çmimet sipas tij këtë vit në tregun e lirë kanë arritur në 800 apo në 1000 euro për kilovat.
Por, Zenku potencoi se do të jetë e nevojshme që të sigurohet thëngjill dhe mazut që të vendosen në funksion Termocentralet dhe Hidrocentralet e vendit e në veçanti aj në Osllomej dhe në Negotinë. Sipas Zenkut, një problem i kapaciteteve aktuale prodhuese të vendit janë pajisjet e vjetruara, por me mirëmbajtje do të përpiqen që të prodhojnë energji elektrike për t’i përmbushë kërkesat e vendit.
“Për sivjet në Kompaninë Shoqatës Aksionare “Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut”, nuk llogarisim se do të kemi nevojë për të blerë energji elektrike, për shkak se ne jemi përgatit me kohë, janë përgatit kapacitetet tona prodhuese, dhe shpresojmë që të mos kemi nevojë për blerje gjegjësisht për import të energjisë elektrike, por normalisht se do të kemi nevojë për import të thëngjillit dhe të mazutit në mënyrë që t’i vendosin në veprim dhe të bëjmë një shfrytëzim sa më të madh të termocentraleve tona.”,- deklaroi zëvendësdrejtori i ELEM-it, Imer Zenku.
Zenku po ashtu potencoi se nuk parashihen restrikcione, sepse me vendosje në funksion të kapaciteteve të vendit, do të plotësohet nevoja për shpenzim të energjisë elektrike. Sipas Zenkut, çmimi prodhues i energjisë momentalisht është 48 euro për kilovat orë, ndërsa në tregun e lirë arritur deri në 800 apo 1000 euro për një kilovat rrymë dhe kjo lëvizje e shpeshtë krijon paqartësi rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike. (Fitim Kryeziu, TVM2)
