Shkup, stuhi me bubullima, reshje shiu dhe breshër
Në orët e pasdites Shkupi....

Në orët e pasdites Shkupi është goditur nga në stuhi me erëra të forta, bubullima dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshërit.
Nga videot që kemi arritur të sigurojmë, përveç që rrugët e kryeqendrës janë vërshuar nga uji, po ashtu uji ka depërtuar edhe në banesa dhe shtëpitë e banorëve të Çairit dhe Shkupit në përgjithësi.
Stuhia ka shkulur edhe disa drunj, duke shkaktuar edhe dëmtimin e veturave. Pritet që autoritetet të dalin me të dhëna të sakta për dëmet e shkaktuara nga stuhia.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se në disa pjesë të vendit moti është jostabil dhe përveç Shkupit mot jostabil po mban edhe në Veles, Demir Kapi dhe Shën Nikollë. Meteorologët paralajmërojnë se mot me shi dhe erë të fuqishme pritet edhe në ditët në vazhdim deri të premten.
Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë.
