“Covid-19”, 4 të vdekur, 240 të infektuar e 446 të shëruar
30.08.2022 19:10
Gjatë 24 orëve të fundit....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 240 raste të reja me COVID-19 nga 1.084 të testuar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive janë regjistruar 58 riinfektime.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot janë regjistruar 446 pacientë të shëruar, ndërsa është raportuar një viktimë nga Shkupi i moshës 80 vjeçare.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, janë regjistruar 3 humbje jete, nga 16 deri më 24 gusht.
Numri i rasteve aktive është 1.714 të infektuar me “Covid-19”.
