Maqedoni

Pas motit të ligë në Shkup, mblidhet Shtabi i Krizave

30.08.2022 19:48

Pas stuhisë që goditi Shkupin, kryetarja Danella Arsovska ka thirrë mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave...

Pas stuhisë që goditi Shkupin, kryetarja Danella Arsovska ka thirrë mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave, ka njoftuar Bashkia e Shkupit.
 
Stuhia e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, breshër, bubullima dhe erë që goditi Shkupin pasditen e sotme, shkaktoi përmbytje të rrugëve, nënkalimeve, shtëpive dhe oborreve. Ka edhe pemë dhe degë të thyera. Shiu i dendur dhe qyteti e bëjnë të vështirë lëvizjen në rrugët të cilët janë nën ujë.
 
QKM informon se nga stuhia pasditen e sotme përveç Shkupit janë përfshirë edhe Shtipi, Velesi, Demir Hisari, Shën Nikolla.
 
DPHM njofton se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten.