Botë

Ndahet nga jeta presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov

31.08.2022 10:05

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik....

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik. 
 
Agjencitë shtetërore të Rusisë raportuan se Gorbaçov ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë. “Mikhail Sergeevich Gorbaçov vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, konfirmoi spitali në Moskë.
 
Gorbaçov është bërë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985, ndërsa mbahet mend për zbatimin e reformave të thella politike dhe ekonomike.