Maqedoni

Përdhunimi i 11-vjeçares nga pesë persona, sot protestohet në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

31.08.2022 11:04

Abuzimi seksual ndaj në të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë, ka tronditur opinionin publik....

Abuzimi seksual ndaj në të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë, ka tronditur opinionin publik.
 
Një protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave do të mbahet sot në Prishtinë në orën 12:00, me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Një ditë më parë në Kosovë u organizuar po ashtu një protestë, ndërsa për rastin e rëndë dha dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
 
Në solidaritet me Prishtinën, edhe në Shqipëri, shoqëria civile ka paralajmëruar protestë. “Për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale”, qytetarët do të mblidhen këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 18:30.
 
Gjithashtu protestë në orën 17:00, do të mbahet edhe në sheshin Skëndërbeu në Shkup.
 
11-vjeçarja u përdhunua nga pesë persona teksa kishte dalë në park , në një periudhë kohore prej shtatë orësh. Tre prej të dyshuarve janë të mitur dhe dy të tjerë të moshës madhore, në mesin e tyre edhe Ekrem Rexhepi, 27 vjeç që ka të ngritur aktakuzë edhe për veprat penale vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.