Maqedoni
Osmani: Familja e fundit afgane, u largua nga RMV
31.08.2022 11:45
Ka përfunduar me sukses misioni për strehimin e përkohshëm të personave të rrezikuar nga Afganistani

Ka përfunduar me sukses misioni për strehimin e përkohshëm të personave të rrezikuar nga Afganistani të angazhuar nga NATO, të cilët u strehuan në vendin tonë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se familja e fundit tetë anëtarëshe afgane, Ahmadzai e angazhuar më parë nga NATO, u largua nga Maqedonia e Veriut.
“Me sukses e përfunduam misionin për sigurimin e strehimit të përkohshëm për afganët, të cilët në vendin tonë janë marrë nga baza “Bechtel” në Kosovë. Duke ofruar strehim të përkohshëm për gjithsej 68 afganë, edhe një herë u dëshmuam si partner kredibil i NATO-s dhe kontribuuam në lirimin e forcave të Aleancës dhe të njëjtit të mund të operojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve drejt shteteve anëtare në atë anë, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës.”, ka shkruar mes të tjerash ministri Osmani.
Sipas tij, ky mision ka treguar bashkëpubimin e thellë mes vendeve të NATO-s.
