Botë
Basha: PD-ja nuk do t’i ndalë protestat
19.01.2015 17:22
Edhe pse opozita po merr pjesë në seancën parlamentare, kryetari i saj, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se nuk do t’i ndalë protestat...

Pavarësisht rikthimit të opozitës në parlament pas 7 muajsh bojkot, sipas Bashës, së shpejti do të zhvillohet një protestë e madhe kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Kryedemokrati Basha tha se opozita do ta arrijë qëllimin për dekriminalizimin e kuvendit, pavarësish se, sipas tij, kryeministri Rama dhe aleati në qeverisje, Ilir Meta, po promovojnë trafikantët në kuvend.
Kryetari i Partisë Demokratike pranoi se në kohën e qeverisjes së djathtë ka ekzistuar kultivimi i kanabisit në vend, por qeverisja e majtë, sipas tij, i ka dhënë hov mënyrave më të sofistikuara të trafikut dhe përpunimit të lëndëve narkotike.
LULJETA NDOKA
