Dy fatalitete, 222 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit

31.08.2022 15:50

Në 24 orët e fundit janë bërë 954 analiza...

Në 24 orët e fundit janë bërë 954 analiza dhe janë regjistruar 222 raste të reja me COVID-19: Shkup - 113, Kumanovë dhe Kavadar - 14, Manastir - 13, Prilep - 12, Veles - 7, Ohër dhe Shtip - 6.

Strumicë, Koçan dhe Kratovë – nga 4, Kërçova, Kriva Palanka dhe Dellçeva – 3, Tetova, Gostivari, Gjevgjelia, Negotina, Resnja dhe Sveti Nikolla – nga 2, Struga, Dibra, Probishtip dhe Makedonski Brod – nga 1. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (222) janë regjistruar 41 riinfeksione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy të vdekur, nga Shkupi (79 vjeç) dhe Kërçova (83 vjeç). Të dy personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termin im”, janë regjistruar 6 persona të vdekur, dy persona nga Manastiri dhe nga një nga Koçani, Kriva Pallanka, Shkupi dhe Radovishi. Të ndjerit janë të moshës 66-83 vjeç.

Nga personat e vdekur, tre vdiqën në kushte spitalore dhe tre në kushte shtëpie. Personat kanë vdekur në periudhën prej datës 11.08. deri më 28.08.2022.

Janë regjistruar 268 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 1.660.