“Ballkani i hapur”, Rama, Vuçiq e Kovaçevski, takohen në Beograd

31.08.2022 17:00

Nesër në Beograd hapet panairi i parë ndërkombëtar...

Nesër në Beograd hapet panairi i parë ndërkombëtar i verës “Vizioni i verës”. Ky panair do të bëjë edhe një herë bashkë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e  Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, që do të hapin zyrtarisht panairin.

Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Në pjesën politike do të mbahet Samiti tradicional i liderëve të tre vendeve të iniciativës “Ballkani i Hapur”. Do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në pjesën e mekanizmave për sigurim të ushqimit në Ballkanin Perëndimor, nga fusha e kulturës do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në pjesën e kinemografisë dhe veprimtarive audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor si dhe plan operativ në pjesën e mbrojtjes civile.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.