Botë

Breshëri sa topi i tenisit në Spanjë, një fëmijë ndërroi jetë, 30 të lënduar

31.08.2022 17:22

Zona katalane e Spanjës është përfshirë nga një breshër me dimensione jo të zakonshme...

Zona katalane e Spanjës është përfshirë nga një breshër me dimensione jo të zakonshme, me kokrra që kalojnë përmasat e një topi tenisi.
 
Janë rreth 30 personat e lënduara që gjenden në spital, ndërkohë që për një fëmijë 1-vjeçar, breshëri ka rezultuar fatal, e ai ka ndërruar jetë në spital.
 
Në qytezën La Bisbal de l’Emporda, ka dëme të mëdha materiale, xhama të thyera të automjeteve, banesave dhe bizneseve, si dhe çati të deformuara.
 
Sipas meteorologëve, shkak i fenomenit vjen nga ngrohja e temperaturave që kanë sjellë stuhi të tipit tropikal të quajtur Medikane, që sipas tyre mund të shtohen edhe më shume në vitet në vijim.