Botë

Frika për incidente eventuale në Zaporizhya, inspektorët e OKB-së monitorojnë centralin

31.08.2022 17:44

Ekipi i inspektorëve bërthamorë të OKB-së arriti në centralit bërthamor të Zaporizhjas...

Ekipi i inspektorëve bërthamorë të OKB-së arriti në centralit bërthamor të Zaporizhjas, teksa janë rritur shqetësimet ndërkombëtare për një incident të mundshëm bërthamor. Kreu i ANEB-it, Rafael Gross, shpreson që agjencia të krijojë një mision të përhershëm në Ukrainë për të monitoruar centralin bërthamor më të madh në Europë. 
 
“Ne po shkojmë në zonë lufte, në një territor të pushtuar. Kjo kërkon garanci eksplicite jo vetëm nga rusët, por edhe nga Republika e Ukrainës. Ne kemi marrë garanci të tilla, prandaj po lëvizim përpara.”,- deklaroi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi.
 
Qeveria e KIevit shpreson që ekipi i ANEB-së të ndikojë që Rusia të mos bombardojë më zonën. 
 
"Shpresojmë që të paktën kjo të ndikojë te rusët që të mos godasin stacionin e centralit bërthamor në Zaporizhzhia. Ajo që më frikëson është që mos kemi përfundim me përmasa të mëdha shkatërruese. Prandaj duhet të gjitha shtetet t’i bëjnë presion Rusisë që të largohet nga centrali dhe të mos bombardojë afërt tij.”,- theksoi ministri i energjetikës i Ukrainës, Herman Halushchenko.
 
Rusia nga ana tjetër garanton siguri, por akuzon  Ukrainën për sulmet pranë centralit.
 
“Regjimi ukrainas është i çmendur dhe asgjë nuk mund të përjashtohet. Nëse më parë armiku qëllonte afër, tani goditjet mund të bëhen në centralin bërthamor, i cili ka probleme teknike shumë serioze.”,- tha kreu i Republikës së Vetëshpallur Popullore të Donjetskut, Denis Pushilin.
 
Centrali është pushtuar nga Rusia dhe  humbi furnizimin me energji elektrike për herë të parë në histori dhe sipas ekspertëve kjo përbën rrezik. Agjencia e Energjisë Bërthamore e Ukrainës pretendon se luftimet pranë centralin kanë dëmtuar linjat ajrore të energjisë elektrike. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU