Maqedoni

Reagimet para e pas stuhisë, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella

31.08.2022 18:06

VMRO-DPMNE kërkon që kryeministri Kovaçevski dhe Drejtoria Hidrometeorologjike...

VMRO-DPMNE kërkon që kryeministri Kovaçevski dhe Drejtoria Hidrometeorologjike, të tregojnë nëse qendrat e tyre të radarit zbuluan stuhinë dhe njoftuan ofruesin e Prokurimit për Koncentrimin e madh të reve mbi Shkup, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi më të madhe.
 
Kërkojnë edhe  arrestimin e njeriut të parë të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dhe të Kovaçevskit, për milionat e hedhura në vit për sistemin për mbrojtje nga stuhitë.
 
“Nëse nuk e kanë njoftuar bartësin e prokurimit për të bërë parandalimin, presim dorëheqje të menjëhershme nga drejtori i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dhe Kovaçevski si kryeministër dhe pastaj përgjegjësi penale për të njëjtit. Nëse është i njoftuar dhe nuk ka vepruar, Prokuroria Themelore duhet menjëherë ta arrestojë dhe më pas të hap procedurë ndaj tij.”,- u shpreh Cvetan Tripiunovski nga VMRO-DPMNE.
 
Kryemeteorologu shtetëro i quan akuzat e opozitës krejtësisht të pabaza. Nga LSDM akuzojnë për dështim krerët e komunave dhe të ndërmarrjeve që  vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
 
“Pushteti vendor, atje ku  udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, si dhe drejtorët e tyre në ndërmarrjet publike, dështuan gjatë stuhisë që goditi Shkupin dhe rrethinën të martën pasdite.”,- akuzojnë nga LSDM.
 
Hoxha: Bëjmë përpjekje maksimale për sanimin e dëmeve
 
Qeveria thotë se po bën përpjekje maksimale për sanimin e dëmeve të shkaktuara.  
 
“Në bashkëpunim me institucionet bëhen përpjekje maksimale që të sanohen dëmet dhe merren informata sa u përket dëmeve që janë bërë nga kjo fatkeqësi natyrore.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
 
Ekzekutivi thotë seështë në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe institucionet kompetente për të tejkaluar problemet që janë shkaktuar si pasojë e stuhisë. 
 
SANIJE DURAKU