Maqedoni

Shaqiri: Gati shkolla e re për nxënësit e Bllacës

31.08.2022 18:28

Nxënësit e Bllacës nga një shtatori do të ulen në bankat shkollore në fshatin e tyre...

Nxënësit e Bllacës nga një shtatori do të ulen në bankat shkollore në fshatin e tyre. Punimet në këtë shkollë kanë përfunduar.
 
“Atje jemi në një fazë tjetër, atje veç më projekti ka përfunduar, shkolla i ka marrë dhe pajisjet e duhura dhe mësimi atje pritet të fillojë më 1 shtator të këtij viti.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Shkolla në Vizbeg, autoritetet: Do të jetë gati vitin e ardhshëm
 
Sa i përket shkollës fillore në lagjen Vizbeg në Shkup, ministri Shaqiri  thotë se është mbështetur kompania ndërtimore për avancimin e dinamikës së punimeve dhe kjo shkollë do të mirëpresë nxënësit vitin e ardhshëm shkollor.
 
“Presim që gjatë muajit qershor (2023) ndërtimi i objektit të jetë i kompletuar dhe ne t’i shohim procedurat e  tjera për të vazhduar mësimi vitin e ardhshëm shkollor, në këtë vendbanim në këtë lokalitet.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
“Fëmijët e Vizbegut përfundimisht do të kenë shkollën në lagjen e tyre, por kjo është me rëndësi të veçantë edhe për të gjitha lagjet  e Butelit sepse nxënësit që mësojnë në shkolla tjera tanimë do të kenë shkollën e tyre.”,- theksoi kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.
 
Autoritetet sigurojnë se shkolla e re në Vizbeg do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve më të larta ndërtimore. 
 
FLUTURA LATIFI