Ekonomi

Maqedonia, vendi më i lirë në rajon

19.01.2015 17:53

Të gjithë mendojmë për shpenzimet pikërisht kur duam të shpërngulemi prej një vendi në vend tjetër...

Portali “Movehub” ka bërë një analizë se cilat janë vendet më të lira dhe më të shtrenjta për jetesë. 
 
Vendet ku llogaria juaj bankare do të thahet, kur do të vijë koha e pagesës për produkte themelore dhe për shërbime, janë Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka, ndërsa Maqedonia ndodhet në grupin e shteteve të Evropës ku shpenzimet janë më të lira.
 
Përveç Maqedonisë, vendet më të lira janë India, Nepali dhe Pakistani, ndërsa pak më e shtrenjtë është jeta në Shqipëri, Serbi, Hungari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Poloni dhe Turqi.
 
Sipas këtyre të dhënave tregohet diferenca në koston e jetesës, duke përdorur bazën e të dhënave në botë, e përbërë nga përdoruesit nga qytete dhe vende të ndryshme në Botë. 
 
Gjatë kësaj analize janë marrë parasysh çmimet e qirasë, ushqimi, çmimet për nevojat themelore dhe gjëja më e rëndësishme, fuqia blerëse e produkteve vendore. Në këtë listë nuk janë marrë parasysh çmimet për strehim, veshje dhe arsim.
 
ERSAN PAJAZITI