Kriza ernegjitike, Azevski: Asgjë më e rëndësishme se furnizimi me energji

31.08.2022 19:00

Kriza energjitike dhe rritja e çmimit të energjisë....

Kriza energjitike dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ka shtuar shqetësimet edhe për biznesen të cilët nuk dinë si do të mbijetojnë.

Oda Ekonomike paralajmëron për një periudhë të vështirë para nesh Kreu i saj Branko Azevski, thotë në një intervistë ekskluzive për TVM1, se shumë kompani po mbyllen sepse nuk i përballojnë dot më harxhimet e rritura.

Sipas tij, duhet të investohet më shumë në kapacitetet vendore energjitike e të ulet cmimi për kompanitë

“Kompanitë po mbyllen dhe po zvogëlojnë kapacitetet , disa  kompani janë mbyllur përfundimisht, të tjerat  përkohësisht dhe kjo është përgjigje normale për situatën në të cilën  ndodhemi. Në funksion janë shumë pak masa, duhet të vihen në punë  të gjitha kapacitetet e mundshme në vend për prodhimin  e energjisë. Është  e sigurtë, e para  se ne nuk mund të furnizohemi me çmim të ulët dhe e dyta,  shteti nuk do të mund të ndihmojë financiarisht kompanitë,  pasiqë nuk do të mund të realizojnë kontrata të veçanta për 408 mijë kompani. Analizat dhe anketat tona me kompanitë, tregojnë se cështje kryesore për momentin është furnizimi me energji elektrike. Asgjë tjetër nuk është tani më e rëndësishme për kompanitë se  furnizimi me energji. Po analizohen të  gjitha skenaret e mundshme. Shteti mundet t’i ndihmojë tani kompanitë dhe më pas kompanitë t’ia kthejnë borxhin shtetit. Pas apelit tonë para 6 muajsh,  kompanitë bënë  investime në fotovoltaikë,   megjithatë ai proces nuk po përfundon shpejt për shkak të procedurave administrative. Kemi kërkuar takim me kryetarët e komunave për të realizuar sa më shpejt procesin e investimit për fotovoltaikët, gjithashtu do te kemi takim dhe me drejtues të EVN-së” – tha Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azevski.