Maqedoni
Grubi: Qeveria ndan 50 milion euro për enrgjinë dhe 50 milion euro për ujësjellës dhe kanalizim
31.08.2022 19:12
Qeveria solli vendim për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike...

Qeveria solli vendim për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në kohë të krizës globale energjetike.
“50 milion euro për energji elektrike dhe 50 milion euro për rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit”, shkruan zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi në profilin e tij në Facebook.
“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që në dispozicion të Shoqatës aksionare për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” të vendosim mjete financiare në vlerë prej 3.100.000.000 denarë, të destinuara rreptësisht për rritjen e sasisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurimin e lëndëve bazë për këtë qëllim, si qymyr, mazut dhe mjete tjera të nevojshme. Gjithashtu, në fokusin e kësaj seance ishte edhe rëndësia e madhe e investimit në rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit në komunat e vendit, me ç’rast miratuam tekstin e propozim ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Europiane për investime në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore komunale në Maqedoninë e Veriut, me të cilin do të sigurohen 50.000.000 euro investim capital”, shkruan Grubi.
