Maqedoni

Parashikimi i motit

01.09.2022 08:34

Moti në vendin tonë për këtë të enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura...

Moti në vendin tonë për këtë të enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara me reshje shiu e stuhi në zonat malore e qëndrore, gjatë pasdites. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13°C deri në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin prej 24-°C deri në 26°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm dhe me reshje, bubullima dhe erë. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e motit të lig. Temperatura minimale do të ulet deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri në 31°C.