Maqedoni

Shkup, sanksionohen 230 shoferë, 68 për tejkalim të shpejtësisë

01.09.2022 09:31

Në kontrollin policor të komunikacionit në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 230 gjoba...

Në kontrollin policor të komunikacionit në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 230 gjoba, ndër të cilat 68 për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 19 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 30 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
 
Gjithashtu janë shqiptuar edhe 10 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 10 sanksione për automjete të paregjistruara, 9 masa për automjete me defekte teknike në transportin publik, 5 sanksione për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq), 4 masa për përdorim të celularit.
 
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.