Maqedoni
Mbyllet një nga reaktorët, ekipi i OKB në centralin bërthamor në Zhaporzhia
01.09.2022 09:58
Agjencia e Energjisë Bërthamore e Ukrainës, Energoatom, njoftoi se, “për shkak të një raundi tjetër bombardimesh nga forcat pushtuese...

Agjencia e Energjisë Bërthamore e Ukrainës, Energoatom, njoftoi se, “për shkak të një raundi tjetër bombardimesh nga forcat pushtuese ruse në vendin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, mbrojtja emergjente është aktivizuar dhe njësia e energjisë 5 është fikur”.
Njësia 5 është një nga dy reaktorët që ende operojnë në termocentral. Energoatom saktësoi se “njësia 6 vazhdon të funksionojë” dhe se “punëtorët ukrainas të uzinës po bëjnë çmos për të riparuar dëmtimet në infrastrukturë”.
Edhe pse të dyja palët në konflikt raportuan për luftime në zone, ekspertët bërthamorë të OKB-së, u nisën për të vizituar termocentralin bërthamor të pushtuar nga Rusia e për të vlerësuar çdo dëm, Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se misioni ishte në dijeni të “aktivitetit të shtuar ushtarak në zonë”, por po vazhdonte me planin e tij për të vizituar objektin dhe për të takuar stafin.
Kushtet në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi i Europës, janë diskutuar për javë të tëra, me Moskën dhe Kievin që kanë fajësuar për bombardimet në afërsi dhe duke nxitur frikën e një fatkeqësie rrezatimi.
