Maqedoni
Besimtarët ortodoksë festojnë “Ujin e bekuar”
19.01.2015 18:16
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere “Uji i bekuar”, e cila festohet prej shekullit të dytë...

Festa është e lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Jovani, i cili atëherë quhej “Pagëzuesi”, ndërsa kapja e kryqit sipas këtij besimi do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin. Llogaritet se ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjekë fati, shëndeti dhe mirëqenia.
Kryqin sivjet në Shkup e kapi 22 vjeçari, Dushan Qimev, nga Vinica, të cilit iu dhurua edhe një kryq i vogël i artë nga Z.z. Stefani.
“Katër herë radhazi në Shkup kam marrë pjesë dhe katër herë në Veles, kjo është hera e dytë që e kam kapur kryqin, herën e parë e kam kapur në Veles. Unë jam student i stomatologjisë, për mua kapja e kryqin nënkupton bashkimin me Krishtin”- deklaroi Dushan Qimev nga Vinica.
Manifestimi u mbajt në shumicën e qyteteve të Maqedonisë. Në Ohër manifestimi ka filluar në orën 10 tek porta e qytetit.
Në Veles ishte i pranishëm kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili i dhuroi një lap-top Rajan Millkovit, i cili në ujërat e Vardarit në Veles e kapi kryqin.
“Për herë të parë kërcej në ujë për ta kapur kryqin. Jam i lumtur që e kapa atë, ju dëshiroj shëndet dhe fat të gjithëve”- tha Rajan Millkovit nga Velesi.
“Ju qoftë me fat, të të dhurojë fat dhe shëndet në të ardhmen, kjo është një dhuratë modeste nga unë, një lap-top”- u shpreh kryeministri, Nikolla Gruevski.
Në ujërat e Vardarit u zhytën rreth 120 qytetarë të cilët garonin për të marrë kryqin që e hodhi z.z. Stefani, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Shkupit, Koce Trajanvski.
“Unë jam një besimtar i përkushtuar pas religjionit tim. Edhe pse uji është i ftohtë, mua nuk më pengon aspak, për të tjerët nuk e di”- tha Igor Najdoski.
“Uji i Bekuar”-19 janari, në pajtim me Ligjin për Festat në Republikën e Maqedonisë është ditë jopune për besimtarët e fesë ortodokse.
FARIJE DAUTI-BAKIU
