Maqedoni
Një abetare për të gjithë shqiptarët, Kurti: Kombi ynë tani më i përbashkuar
01.09.2022 13:20
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me përurimin e Abetares së Unifikuar....
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me përurimin e Abetares së Unifikuar. Kryeministri, Albin Kurti, tha se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është vazhdim i punës së të parëve për gjuhën shqipe e që u finalizua me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive, duke i mundësuar një brezi të ri shqiptarësh të fillojnë rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike.
“Kështu u jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe i cili nga sot na mundëson që fëmijët tanë të mësojnë me një abetare të përbashkët unike. Populli ynë e di se përshkimi është mundësia jonë e vetme për të ecur së bashku përpara.”,- tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nagavci: Do të fshijë kufijtë Shqipëri-Kosovë
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, potencoi se abetarja e përbashkët do të fshijë kufijtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Kjo abetare nuk është thjesht libri i parë më i dashur, më i çmuar, më i paharruar për të gjithë, por kjo abetare nuk është vetëm libri i parë, por kjo abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë, sepse ne jemi një komb, kemi një gjuhë.”,- theksoi ministrja e arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi.
Një ditë më parë, Ministri i arsimit i vendit tonë, Jeton Shaqiri, tha se Abetarja e unifikuar do të dërgohet në shqyrtim në Byronë për Arsim dhe pas kalimit të procedurave, brenda ligjeve ekzistuese e programeve mësimore, abetarja do të përdoret edhe nga nxënësit shqiptarë në RMV.
VLORA LATIFI TOPOJANI
