Maqedoni
Korridoret 8 dhe 10d, Grubi: Projekte jetike për shtetin, nuk heqim dorë
01.09.2022 13:48
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, e ka justifikuar vonesën e punimeve për korridoret 8 dhe 10d...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, e ka justifikuar vonesën e punimeve për korridoret 8 dhe 10d, me anulimin e tenderit të shpallur dhjetorin e kaluar, në të cilin firma konsulente nuk dorëzoi dot garancinë e domosdoshme bankare. Shpreson që tenderi i ri të shpallet javën e ardhshme e ishte i prerë se qeveria nuk heq dorë nga këto dy projekte infrastrukturore jetike për vendin.
“Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve e ndërpreu procedurën për përzgjedhjen e konsulentit që duhej të zbatonte negociatat me konzorciumin “Bektel Enka”, për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, për arsye se konsulenti i përzgjedhur në tenderin e 28 dhjetorit të viti të kaluar, nuk arriti të dorëzojë garanci bankare e me këtë rast u anulua edhe e gjithë procedura. Jemi në procedurë të rishpalljes së tenderit dhe shpresoj që tenderi të rishpallet brenda javës së ardhshme, për përzgjedhjen e konsulentit i cili në emër të qeverisë, do të negociojë me konzorciumin “Bektel Enka” për ta përfunduar kontratën dhe për të nisur ndërtimin e këtyre dy korridoreve. Janë projekte jetike për shtetin dhe ne nuk do të heqim dorë.”,- tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
