Maqedoni

Çështja e nënshtetësive, Grubi: Përparimi i pamjaftueshëm, të jetë prioritet në ASK

01.09.2022 14:15

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pranon se problemi me mosdhënien e nënshtetësive mbetet problem serioz...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pranon se problemi me mosdhënien e nënshtetësive mbetet problem serioz edhe përkundër progresit të bërë, sipas tij, vitet e fundit. Thotë se ka një ngecje të madhe në rastet nga administrata e mëparshme. Grubi pret që menaxhmenti i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare ta ketë prioritet këtë çështje.
 
“Puna e kësaj agjencie ka sfida të përditshme në veçanti çështja e nënshtetësive të cilën e kemi ngritur edhe ne si problem, e që ka avancuar në mënyrë jashtëzakonisht të madhe, por jo edhe të kënaqshme. E kam takuar ndoshta me dhjetëra herë drejtorin për këtë çështje dhe gjithmonë kemi arritur progres por jo edhe të mjaftueshëm.  Siç e dini, drejtori aktual është emëruar ambasador i vendit tonë në Francë dhe mendoj se me administrimin e ri në Agjenci, çështja do të jetë një nga prioritetet që duhet të përballemi dhe ta zgjidhim.”,- tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.