Maqedoni

“Vizioni i verës në Ballkanin e hapur”, Kovaçevski: Nisma, mundësi për zhvillim ekonomik

01.09.2022 15:21

Në Beograd, edhe zyrtarisht filloi Panairi i parë ndërkombëtar për verë....

Në Beograd, edhe zyrtarisht filloi Panairi i parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur”, i cili organizohet nën patronazhin e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, si pjesë e nismës “Ballkan i Hapur”. Tradita, zakonet, kuzhina, muzika, folklori po përfaqësohen në këtë panair, në të cilin po marrin pjesë më shumë se 330 ekspozues nga 22 vende. Në hapjen zyrtare liderët e tre shteteve organizatore thanë se kjo ngjarje tregon se sa është i rëndësishëm si projekt, pasi mundëson rritje të konkurrueshmërisë ekonomike të kompanive të Ballkanit, hap tregje të reja dhe bën qytetarët e këtyre vendeve më të sigurte dhe më me potencial. Përderisa kryeministri i Maqedonisë se Veriut
 
“Ballkanin e hapur” e cilësoi jo si nismë politike, por ekonomike, kryeministri shqiptar shkoi edhe më tej, duke thënë se “Ballkani i hapur” është nisme për paqe në rajon, e presidenti serb Vuçiç bëri thirrje që në këtë nismë të bashkohen edhe vendet e tjera.
 
““Ballkani i Hapur” është një nismë ekonomike dhe tregon se çfarë do të thotë integrim, si dhe një politikë praktike të dyerve të hapura dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Panairi është një mundësi për të parë në veprim se si funksionon iniciativa dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik të rajonit, për të kërkuar tregje të reja. Sot në botë do të ketë foto të fytyra të buzëqeshura, miqësi dhe vende që mund të bëjnë më mirë dhe më shumë sepse janë bashkë dhe të hapur.”,- tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Rama: “Ballkani i hapur”, nismë për paqe në rajon
 
“Ballkani i hapur është një projekt paqeje, një projekt i një vizioni të përbashkët për të ardhmen, në mënyrë që kjo lagje e vogël në mes të Europës të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës.”,- theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Vuçiq: Hapa të mëdhenj do të vijnë më pas
 
“Ideja jonë ka pasur nga ata që kanë qenë kundër kësaj dhe ka pasur kritikë dhe nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë, për arsye politike shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo ide, por është në interesin tonë dhe askush nuk e ndal këtë. Ballkani i hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, por ka sjellë vetëm gjëra të mira për njerëzit dhe popujt tanë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë më me zell për ta bërë më tërheqës dhe për të tjerë.”,- theksoi presidenti i Serbisë, Alensandar Vuçiq.
 
Në kuadër të aktiviteteve në Beograd të premten do të mbahet edhe samiti tradicional i liderëve të “Ballkanit të Hapur” i kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
ERSAN PAJAIZITI