Maqedoni

Kërçovë, në Cërvicë përurohet objekti i ri shkollor

01.09.2022 16:05

Për nxënësit dhe banorët e fshatit Cërvicë të Kërçovës, sot ishte një ditë e veçantë...

Një ëndërr e kamotshme bëhet realitet, u tha në fillim të ceremonisë së hapjes solemne të objektit të ri shkollor në fshatin Cërvicë, ku nxënësit, prindërit dhe arsimtarët e kësaj shkolle i përshëndetën dhe uruan, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
 
Vlera investuese për ndërtimin e këtij objekti është 600 mijë euro, nga të cilat 300 mijë janë mjete buxhetore të qeverisë ndërsa pjesa tjetër nga komuna e Kërçovës.
 
SHABAN DALIPI