Maqedoni
Filloi viti i ri shkollor, më të lumtur ishin nxënësit e klasës së parë
01.09.2022 16:27
Pas pushimit veror, rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në vend...

Pas pushimit veror, rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në vend iu kthyen bankave shkollore duke nisur kështu vitin e ri shkollor 2022/2023. Ky vit shkollor, pas dy vitesh pandemi nisë pa protokolle anti-Covid. Më të lumtur ishin nxënësit, e sidomos ata që u ulën për herë të parë në bankat shkollore.
Prindërit thonë se janë përgatitur për dërgimin e fëmijëve në shkollë, ndërsa meqë librat i siguron Ministria shpenzimet nuk janë të mëdha.
“Në përgjithësi jemi të përgatitur ne mezi e kemi pritur edhe pse fëmijët jo që shumë ishin të entuziazmuar këtë vit,megjithatë ngadalë po fillojmë me rutinën e përditshme jemi shumë të kënaqur dhe kjo është e rëndësishme shkollë e re, do ballafaqohemi me mësues të rinj me një brez tjetër dhe do shikojmë deri ku do arrijmë, por besoj se do japim maksimumin nga të dyja anët.”,- tha një prind.
Shaqiri: Kemi bërë përgatitje për një vit të suksesshëm
Urime për një vit të mbarë shkollor ka përcjellë ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, i cili në ditën e parë të shkollës ka vizituar shkollat “Goce Dellçev” në Ilinden, “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël të Tetovës dhe “Vasill Gllavinov” në Çair të Shkupit. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për krijimin e kushteve për proces të suksesshëm arsimor.
“Ne si ministri së bashku me institucionet tjera arsimore punuam për sigurimin e kushteve për zhvillimin e suksesshëm të procesit mësimor, duke përfshirë sigurimin e teksteve për plan-programet e reja, trajnimin e kuadrit mësimor, rritjen e motivit për kuadrin mësimorë me rritjen e pagave prej 15%, si dhe kushte më të mira ku ishte me prioritet për investime në shkollat fillore dhe të mesme. Po ndërtohen Shkolla e salla të reja sportive, po rikonstruohen mbi 30 shkolla, janë plotësuar 265 klasa me laboratorë shkencorë.”,- theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
I pyetur rreth vonesës së përgatitjes të librave shkollorë dhe materialeve shtesë për tremujorin e parë, ministri Shaqiri me përgjigje:
“Menjëherë është kthyer Këshilli nacional i cili është Brenda drejtorisë pedagogjike, që bën anën pedagogjike të miratimit të një teksti shkollor ka bërë thirrje për autor kanë dorëzuar autorët në mënyrë anonime disa tekste, janë miratuar disa prej teksteve, në të njëjtën kohë recensentët kanë kërkuar disa korrigjime dhe kështu me radhë. Kjo i takon vetëm konceptit të ri arsimor klasës pare, të dytë dhe të katërt dhe të pestë. Për klasat tjera të 6, 7, 8 të 9 dhe të tjerat që ka pasur tekste në bazë të programit janë shpërndarë tekstet nëpër shkolla. Sa u takon materialeve plotësuese janë Brenda programit i kemi kërkuar byrosë, ka bërë thirrje për autor i ka përgatit për tremujorin e pare të vitit shkollorë. Që familjeve të mos ua rëndojmë buxhetin i kemi printuar dhe shpërndarë Brenda ditës së sotme.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
Ganiu: Shkollat e Çairit janë më të përgatitura se kurrë
Edhe komuna e Çairit ka beret ë gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimorë, deklaroi kreu i kësaj komune, Visar Ganiu.
“Sot 918 nxënës u ulën për here të parë në bankat shkollore në shkollat e Komunës së Çairit. Nga sot procesin mësimorë në komunën e Çairit e ndjekin 8272 nxënës. Sipas informacioneve që marr nga drejtorët e shkollave dhe departamenti i arsimit ky proces ka qenë tejet i mbarë. Un do të thosha se këtë vit shkollorë po e fillojmë më të përgatitur se kurrë.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Edhe Shaqiri edhe Ganiu njëherit deklaruan se nuk do të lejohet që kriza energjetike të bëhet pengesë për procesin arsimorë.
Ndërkohë, presidenti, Stevo Pendarovski, ka zgjedhur Shkollën Fillore “Shën Kirili dhe Metodi” në komunën qendër për t’ua uruar nxënësve sukses në këtë vit shkollor. Vit të mbarë dhe të suksesshëm u ka uruar nxënësve edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
GYLTENE SINANI
