Maqedoni
Parashikimi i motit
02.09.2022 08:36
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshëm i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshëm i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13°C deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të ulet për 5°C deri 7°C gradë dhe do të lëvizë nga 21°C deri në 28°C. Indeksi UV do të jetë 4.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqiten e motit të ligë. Temperatura minimale do të jetë rreth 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 25°C.
Nesër dhe mbasnesër në pjesën më të madhe të ditës do të ketë stabilizim të motit. Të dielën gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën do të jetë mot i paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.
