Botë
Rama: Ballkani i hapur, ka vend edhe për shtete jashtë rajonit
02.09.2022 09:27
Kryeminstri Edi Rama, në hapjen e samitit “Open Balkan” në Beograd...

Kryeminstri Edi Rama, në hapjen e samitit “Open Balkan” në Beograd, u shpreh se “është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia”.
“Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia. Kur po diskutonim Ballkanin e hapur, një kryeministër i një vendi të BE-së, më tha pse nuk ishin ftuar. Më vjen shumë mirë që duan të ftohen në Ballkanin e hapur gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohemi”, tha Rama.
Ai ka folur edhe për mardhëniet Prishinë Beograd duke ribërë ftesën që edhe Kosova ti bashkangjites nismës” Ballkani i hapur”.
“Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin Kosovë-Serbi dhe dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjedhja e Ballkanit të hapur. Sot e them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është ide e Ballkanit të hapur. I shpreh respektin tim Presidentit të Serbisë, që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë: që zgjedhja e parë është paqja. Natyrisht që kjo nuk zgjidh gjithçka dhe as nuk e bën çështjen që neve na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, tha kryeministri Rama.
