Botë

Luftime të ashpra në afërsi të Zaporizhjas

02.09.2022 12:20

Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar...

Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhjas.
 
Këto raportime vijnë derisa inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vazhdojnë të jenë në centralin bërthamor. Inspektorët arritën në Zaporizhja më 1 shtator pavarësisht granatimeve në zonë, që shtyn autoritetet në central të ndalnin një prej reaktorëve. Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, tha operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. 
 
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerje të sulmeve në këtë zonë para vizitës së misionit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.
 
Zaporizhja, që ka rënë nën kontrollin rus pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, është centrali më i madh bërthamor në Europë dhe operohet nga inxhinierët ukrainas.